AKTUALITET /

Pastronte paratë me shitblerje makinash, të dënuarit për prostitucion në Itali i konfiskohen 14 pasuri (EMRI)

Shkruar nga Versus
Pastronte paratë me shitblerje makinash, të dënuarit për
Gjykata e Elbasanit

Elbasan- Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e 14 pasurive në pronësi të Marsel Aranit një të dënuari në Itali për prostitucion.

Sipas hetimeve të prokurorisë, u gjetën transaksione të shumta të kryera nga gratë që shfrytëzoheshin për prostitucion kundrejt të pandehurit apo familjarëve të tij. Hetimet provuan gjithashtu se pasuritë e blear prej këtij personi, bëheshin me qëllim pastrimin e parave dhe legjitimimin e pasurisë së tij nëpërmjet një kompanie për shiblerjen dhe dhënien me qira të makinave.

Me vendim të gjykatës, Aranit i janë konfiskuar, 1 apartament, 12 makina,  1 motor dhe një kompani e shiblerjes dhe dhënies me qira të makinave.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskuan 14 pasuri të shtetasit M.A., i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal.

Nga gjykimi në kuadër të procedimit penal nr.808, të vitit 2017, u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë,  provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Pasuritë e blera janë perfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qera automjetesh.

Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

- Apartament në qytetin e Durrësit;

- Automjet Mercedes Benc;

- Automjet Suzuki Grand Vitara;

- Automjet Volksëagen;

- Automjet JEPP;

- Automjet Fiat Marea;

- Automjet Maserati;

- Automjet BMV;

- Automjet Mercedes Benc;

- Automjet Audi SQ7;

- Automjet Volksëagen:

- Automjet Volksëagen;.

- Motomjet Motor BMV; dhe

- Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit të saj për dënimin e personave që kryejnë veprën penale të pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale. Versus.al

Poll