Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy të rinj 16-vjeçarë kanë hyrë në ujë për t’u larë.
Ata kanë kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin, një zonë e njohur për rrezikshmëri për shkak të rrymave të forta dhe thellësisë së paqëndrueshme.
Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. /Versus.al







