AKTUALITET /

Pamjet e vrasjes së Martin Canit. A ishte dhe një i tretë i përfshirë në ngjarje?!

Shkruar nga Versus
Pamjet e vrasjes së Martin Canit. A ishte dhe një i tretë i
Martin Cani duke vrapuar-Mario Pelleshaj me thike ne duar (Pamje nga dita e ngjarjes)

Pas 7 muajsh, për herë të parë janë publikuar pamjet nga ngjarja tragjike në shkollën “Fan Noli”, ku mbeti i vrarë me thikë në zemër 14-vjeçari, Martin Cani.

Ditën e sotme, gazetari Eraldo Harlicaj ka publikuar pamjet nga momentet e fundit të jetës së Martin Canit i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj.

Si ndodhi ngjarja dhe çfarë na tregojnë pamjet filmike:

Vrasja ndodhi më 18 nëntor 2024, saktësisht në orën 14:13 pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Në videon e publikuar nga gazetari shihet Martin Cani dhe Mario Përlleshaj që ecin së bashku, drejt një kthese që s’ka kamera sigurie. Pas tij, kanë kaluar edhe një grup çunash të tjerë, së bashku me mikun e Martinit, Luis Meçe. Pas aktit që ka zgjatur për rreth 1 minutë e gjysmë- dy minuta, adoleshentët kthehen me vrap pranë shkollës, nga ku bien në sy dy detaje shumë të rëndësishme.

1.      Martini mban dorën në plagë, pra në zemër

2.      Mario Përlleshaj mban në dorë armën me të cilën ka vrarë Martinin. Armë e cila u publikua edhe në rrjetin e tij social Snapchat.

Ajo çka në fakt ngre më tepër pikëpyetje në të gjithë këtë histori përveç faktit sesi ka mundësi që u tha se kanë qenë vetëm 3 vetë në vendngjarje; Luis Meçaj (I plagosur), Martin Cani (i vrarë) dhe Martio Lleshaj (autori), ndërkohë në video duken qartë që janë në total 8 djem si dokumentohet dhe në fotot e bashkëlidhura: 

Pjesë e sherrit të Martin Canit dhe Mario Përlleshaj kanë qenë:

1.      Klevis Tema

2.      Luis Meçe

3.      Mirsid Sina

4.      Kledon Bekaj

5.      Kingston Korbi

6.      Armand Marku

Pamjet e vrasjes së Martin Canit. A ishte dhe një i tretë i

Pamjet e vrasjes së Martin Canit. A ishte dhe një i tretë i

Pamjet e vrasjes së Martin Canit. A ishte dhe një i tretë i

Pikëpyetja që vjen pas kësaj është cili është autori tjetër përveç Mario Përlleshajt që ka vrarë Martinin dhe ka plagosur Luis Meçen?

Këto pikëpyetje e kanë zanafillën nga dy të dhëna: 1. Dëshmia e shokut të Martinit, Luis Meçes cili pohon se ka qenë një autor i dytë. 2. Refuzimi i autoriteteve për të nxjerrë pamjet filmike, ndonëse gazetari që i ka publikuar shprehet se i ka vonuar për shkak të zgjedhjeve. Sërish kemi të bëjmë me një ngjarje që i përkon fundivitit të 2024 dhe kjo vonesë ngre pikëpyetje të mëdha.

Ndërkohë, familjarët e tij vijojnë betejën në gjykatë, ku kërkojnë drejtësi për birin e tyre. Pamjet e publikuara risjellin jo vetëm tmerrin e një dite të errët për komunitetin, por edhe nevojën urgjente për reflektim mbi sigurinë e të rinjve dhe kulturën e dhunës që po përhapet gjithnjë e më shumë mes adoleshentëve. Seanca e radhës për këtë çështje do të jetë të mërkurën, teksa ngjarja vijon të jetë ende mister.

Përpos videos, gazetari ka bërë dhe një reagim lidhur me ngjarjen:

“Pikëpyetjet e çështjes së Martin Canit, video e ditës së ngjarjes

Në momentin që më ra në duar, këtu e një muaj më parë, dosja e Martin Canit me materialet e plota filmike, kisha shumë mëdyshje për publikimin e tyre. Zgjedhjet e 11 majit ma larguan nga mendimet për pak kohë. Kisha dhe kam pikëpyetje nëse po veproj mirë, apo gabim. Megjithatë, janë disa paqartësi që më “shtyjnë” të publikoj materialet. Veprimet nga ana e Prokurororisë së Tiranës duke dërguar çështjen për gjykim pa një hetim të thelluar, por dhe deklarimet e fëmijëve në seancat me dyer të mbyllura.

Në video, shihen qartë Martini dhe Mario që u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Të ndjekur nga miqtë e tyre të identifikuar. Në momentin e bisedës mes tyre, referuar dhe deklarimeve në gjyq, ka qenë një nga djemtë e tjerë, jo Martini, që ka goditur i pari Marion në hundë. Më pas sherri ka agravuar, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur Luisin. Tragjedia ka ndodhur në më pak se 1 minutë.

Në pamjet filmike, duke ikur, shihet vetëm një thikë në dorën e Marios dhe Martini që vrapon duke mbajtur dorën në kraharor. Mario më pas kthehet te vendi i krimit, pasi i ka rënë këpuca dhe shkon ta rimarrë, pritet nga dy djem të tjerë që ndodhen aty.
Luisi, shoku i plagosur i Martinit, në seancën gjyqësore u ka treguar gjyqtarëve, por dhe prokurores Alma Felaj, plagët e tij. Ai i qëndron idesë se kanë qenë dy persona që kanë goditur me thikë, duke kërkuar rihetim.

Po ashtu, avokati i Marios, autorit të dyshuar, ka mbështetur deklaratën e Luisit, duke ngritur alibinë se nuk ka qenë ai personi që ka qëlluar Martinin. Ai pranon se ka përdorur thikën, por ka plagosur Luisin. Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi.

Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.

Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi rihetimin e ngjarjes, pas dokumentimeve të paplota nga Prokuroria. Deklaratat e dëshmitarëve i gjeti shumë të rëndësishme për zbardhjen e së vërtetës.
Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë. Ndërkohë që për përgjigjet e tjera nga sherri në shkollë, deri te arritja në spital, duhet të prisni Top Story – Top Channel e së mërkurës”, shkruan gazetari Eraldo Harlicaj.

Versus.al

Poll