Ish dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë.
Pas daljes së tij nga ambjentet e Prokurorisë, Kule është shprehur shkurt për gazetarët duke thënë se ishte për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që po bëhen për mikrokreditë.
Dhori Kule: Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë.
Kule ka qenë rektor i Universitetit të Tiranës gjatë viteve 2008-2016, teksa aktualisht është pedagog tek Fakulteti Ekonomik.
Vieë this post on Instagram







