Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e dhënë ditën e djeshme për Unionin e Gjyqtarëve të cilët kërkon rritje pagash me 700 euro.
Në deklaratën e saj Gjykata shprehet se duke marrë shkak nga qëndrimet dhe reagimet e publikuar së fundi në media dhe nga përfaqësues të pushteteve të jera siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues.
Gjykata thekson më tej se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë nidkimi që do të cënonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës, atë të ndarjes dhe balancimin ndërmjet pushteteve.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.
Kryemininstri Rama ditën e djeshme përmes një postimi të gjatë shkroi se kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për një tjetër rritje pagash, të dytën brenda tre viteve përmes Gjykatës Kushtetuese e është praktikë e padëgjuar në historinë e shteteve, duke theksuar se është e papranueshme që një trup gjyqësor t’ia caktojë vetes pagat përmes sistemit të drejtësisë./Versus.al







