Një shtetas britanik është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i cili ka rrëfyer detaje nga momenti i rrëzimit të avionit Air India.
Sipas mediave të huaja, shefi i policisë së Ahmedabadit tha se një pasagjer i mbijetoi aksidentit. NDTV raporton se ai është një shtetas britaniko-indian i quajtur Vishwash Kumar Ramesh.

Kujtojmë se të paktën 204 trupa janë nxjerrë deri më tani nga avioni i Air India që u rrëzua në Indi. Sipas përditësimit nga policia indiane, bëhet me dije se numri i viktimave nga rrëzimi i avionit ka shkuar në 290, raportojnë mediat vendase. Rreth 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplanin që u rrëzua në një konvikt studentësh mjekësie në qytet.
Duke folur për gazetën Hindustan Times, Ramesh tha se dëgjoi një “zhurmë të lartë” rreth 30 sekonda pas ngritjes, përpara se aeroplani të rrëzohej.
This is the only survive person from today air India flight to London. It Boeing 787 Dreamliner crashed after 30 seconds after take off???? pic.twitter.com/JKr5rJ6AMH
— MAK (@MAKReading) June 12, 2025
"Gjithçka ndodhi shumë shpejt", tha ai, duke shtuar se pësoi lëndime nga goditja në gjoks, sy dhe këmbë.
"Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe ika. Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital."
Ngjarja fatale u regjistrua rreth orës 8 të mëngjesit në Indi ku një avion Boeing 787-8 i Air India, u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad, me destinacion Londrën.
Avioni u përplas në një zonë banimi pranë kampusit të Kolegjit Mjekësor duke shpërthyer në flakë.







