AKTUALITET /

Tragjike, lojtari shqiptar hidhet nga kati i 8 i restorantit dhe i jep fund jetës

Shkruar nga Versus
Tragjike, lojtari shqiptar hidhet nga kati i 8 i restorantit dhe i jep fund
Viktima, Mario Bacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një futbollist shqiptar është hedhur nga kati i tetë i një pallati duke sjellë zi në familje dhe në klubin e tij të futbollit. 

Mario Bacaj, 28 vjeç, pritej të luante për klubin Adelaide Eagles Soccer Club më 15 qershor, por rreth orës 10:15 të mëngjesit kishte shkruar në bisedën e grupit të skuadrës se nuk ndjehej mirë dhe nuk do të mund të luante atë ditë.

Vetëm disa orë më vonë, bashkëlojtarët e tij morën lajmin tronditës se Mario kishte ndërruar jetë pasi ra nga kati i tetë i barit dhe restorantit 2KW në qendër të qytetit, rreth orës 16:00.

“Na ka shkatërruar të gjithëve,” tha një anëtar i lidhur me klubin. “Është shqiptar, i rritur në Itali. E donte futbollin. Ishte një djalë i lumtur, i mrekullueshëm – ndoshta djali më i mirë në komunitetin tonë. Luanim çdo fundjavë bashkë.”

Mario kishte jetuar në Adelaide prej disa vitesh, duke punuar dhe studiuar, dhe ishte në prag të marrjes së licencës si ndërtues.

Të hënën, bashkëlojtarët e tij të pikëlluar u mblodhën poshtë ndërtesës së 2KW për të vendosur lule të bardha dhe për të nderuar kujtimin e tij. Një kartolinë shkruante:
“Pushofsh në paqe, Mario.”

Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje të dielën pasdite dhe lokali u mbyll për disa orë për hetime. Më vonë, u pezullua veprimtaria për pjesën tjetër të ditës.

Një zëdhënëse e 2KW Bar and Restaurant tha për News Corp se ishin “thellësisht të pikëlluar nga ngjarja”.
Sipas hetimeve të deritanishme, besohet se Mario kishte shkuar në lokal i vetëm dhe vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Poll