AKTUALITET /

Tritol makinës së policit në Shkodër, e kishte parkuar në oborrin e banesës (EMRI)

Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës.

Shkruar nga B.V

Tritol makinës së policit në Shkodër, e kishte parkuar

Shkodër- Një sasi tritoli e vendosur në makinën e një punonjësi policie, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në lagjen “Tepe”.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Automjeti i efektivit, Kastriot Selimaj ishte parkuar në oborrin e banesës së tij.

Lënda plasëse i ishte vendosur në gomën e pasme të makinës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që kanë sjellë vendosjen e lëndës plasëse. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: