AKTUALITET /

Tronditje në Vlorë / 25-vjeçari gjendet pa jetë në “Plazhin e Vjetër”, i dha fund jetës në kullën e vrojtimin

Ngjarja e rëndë ka prekur komunitetin lokal, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat

Shkruar nga Versus

Tronditje në Vlorë / 25-vjeçari gjendet pa jetë në

VLORË – Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme është shënuar në bregdetin e Vlorës, ku një i ri është gjetur pa jetë në rrethana që kanë tronditur komunitetin.

Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari me inicialet P. S., banues në Vlorë, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit në zonën e njohur si “Plazhi i Vjetër”.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet janë në vijim.

Poll