AKTUALITET /

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia Administrative nr. 12 sfidon urdhrin e Ramës

Banorët thonë se ky është abuzim i hapur dhe se gjithçka bëhet për interesat e biznesit, jo të komunitetit.

Shkruar nga Versus
‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia
Saimir Allushi

Lirimi i hapësirave publike në njësinë administrative numër.12 të bashkisë së Tiranës me kryetar Saimir Allushi po kthehet në farsë të pastër.

Në redaksinë e Versus.al ka mbërritur një denoncim tjetër nga banorët e pallatit në rrugën 'Muhamet Deliu', të cilët shkruajnë se po u grabitet hapësira që e kishin prej vitesh për parkim, vetëm për të favorizuar një lokal aty pranë, i njohur si “Twist”.

Dhe fillimisht, tek kjo zonë ishte selektive: u prish vetëm një segment rruge që do të shndërrohej në trotuar, por lokali nuk u prek fare.

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

Pas denoncimit në Versus për të krijuar një ide që nuk ishte ashtu siç dukej punëtorët nisën të shkatërronin të gjithë rrugën, duke prishur hapësirën që i takonte pallatit.

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

Ironia e hidhur?

Projekti i ri detyron këmbësorët të ecin anash për të kaluar në pjesën tjetër të rrugës, ndërsa hapësira e pallatit kthehet në parkim siç thonë banorët jo për ata, por për klientët e lokalit.

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

Ndërkohë që rruga e zakonshme për të kaluar kalimtarët ka qenë kjo e cila do të kthehet në parking:

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

Ndërsa në fotot  e mëposhtme  duket qartë se lokali përballë është zhvendosur vetëm pak, ndërsa ka rrethuar me beton gjithë hapësirën publike sikur të ishte pronë private.

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

‘Twist’ pushton hapësirën publike, Njësia

Banorët thonë se ky është abuzim i hapur dhe se gjithçka bëhet për interesat e biznesit, jo të komunitetit.

Nisur nga kjo Versus.al i shtron disa pyetje kryetarit të njësisë administrative 12, Saimir Allushit:

1.Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar lirimin e hapësirave publike. Ju, si kryetar i Njësisë administrative numër.12, a e keni lexuar këtë urdhër apo e interpretoni sipas interesave të disa bizneseve?

2.Pse banorëve u hiqet hapësira publike, ndërsa lokali privat përballë e rrethon me beton, i paprekur nga IKMT? Kujt i shërben ky standard i dyfishtë?

3.Në cilin nen të ligjit mbështeteni kur lejoni zaptimin e pronës publike nga një subjekt privat, në dëm të komunitetit?

4.A keni verifikuar pronësinë e truallit përpara se të lejonit rrethimin? Apo thjesht mbyllët sytë?

5.Si e justifikoni shndërrimin e trotuarit dhe rrugës së banorëve në shërbim të një lokali privat, duke ua marrë qytetarëve të drejtën e lëvizjes?

6.A ka pasur ndonjë vendim zyrtar, tender publik apo plan urbanistik për këtë ndryshim? Nëse po, pse nuk publikohet?/ Versus.al

 

Poll