
Prokuroria kishte kërkuar 16 vite burg për Donald Hoxhën, të dyshuar si ndihmës në vrasjen e ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda” në vitin 2009.
Hoxha, 34 vjeç, ishte arrestuar në Londër dhe më pas i ekstraduar në Shqipëri.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan kishte caktuar “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve”.
Megjithatë, gjykata e Elbasanit e shpalli Hoxhën të pafajshëm, ndonëse prokuroria paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin.
Për vrasjen e Dodës, më herët janë dënuar Florind Shabani, Armand Llakaj, Marjus Tafaj dhe të tjerë, ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim./Versus.al

