AKTUALITET /

Vodhën 7 mln Euro nga mashtrimet, GJKKO liron nga qelia dy bosët e Call Centarave

Gjykata e Posaçme kalon në arrest shtëpi Erjon Kasmin dhe Xhuljan Xhafën, pas një viti burg për mashtrim 7 milionë euro qytetarë europianë me "investime" false në bursa. Apeli prishi dënimet fillestare

Shkruar nga Versus

Vodhën 7 mln Euro nga mashtrimet, GJKKO liron nga qelia dy bosët  e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka liruar nga qelia me arrest në shtëpi dy administratorët e call centerave mashtruese, Erjon Kasmin dhe Xhuljan Xhafën, më shumë se një vit pas arrestimit të tyre.

Treshja gjykuese Elsa Ulliri, Erjon Bani dhe Flora Hajredinaj konstatuan humbjen e fuqisë së paraburgimit për akuzat e mashtrimit ndaj qytetarëve europianë.

Hetimet filluan në Gjermani, ku grupi kryente thirrje telefonike për të mashtruar viktimat me "investime në bursa ndërkombëtare".

Paratë depozitoheshin në platforma false, pastaj zhdukeshin në banka bullgare, lituane, polake e qipriote, duke u konvertuar në kriptovalutë – total 7 milionë euro fitime.

Shkalla e parë i dënoi Kasmin me 7 vite e 4 muaj burg dhe Xhafën me 6 vite e 4 muaj, por Apeli i Posaçëm e prishi vendimin për rigjykim. Në prill 2025, Prokuroria kërkoi konfiskimin e 2 milionë euro pasurive të tyre./Versus.al

Poll