
Policia ka dal në një noftim zyrtar për vdekjen e Baba Hekuranit, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqese së Alipostivanit në Përmet.
Sipas njoftimit të uniformave blu, nga veprimet e para hetimore dyshohet se Baba Hekurani ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur "Teqeja e Alipostivanit", është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit
Baba Hekurani ndërroi jetë krejt papritur mëngjesin e sotëm, 4 shkurt, në moshën 61-vjeçare.Me vite të tëra në shërbim të fesë, ai gëzonte respektin e të gjithë banorëve të Përmetit dhe më gjerë./Versus.al








