
Bardhyl Fusha, 58 vjeç, i arrestuar për tentativën e grabitjes së “FiBank” në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij për motivin që e shtyu drejt këtij veprimi.
Sipas Fushës, ai është ndërtues dhe për shkak të veprimtarisë së tij ka borxhe ndaj palëve të treta, të cilat nuk ka mundur t’i shlyejë. Pikërisht kjo situatë financiare e ka shtyrë që të tentojë grabitjen e bankës.
''E kam bërë për borxhe. Jam ndërtues, për shkak të veprimtarisë time jam në borxhe me palë të treta. Nuk mund ti shlyej, kjo është arsyeja e kryerjes së këtij veprimi' është shprehur ndërtuesi Fusha.
58-vjeçari Bardhyl Fusha është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash./Versus.al


