AKTUALITET /

U ndoq berberi nga Shkodra, zbulohet sesi u krye ndërhyrja në hotelin ku u kap "Pole Qorri"

I shpalluri në kërkim ishte nën vëzhgim prej 2 muajsh.

Shkruar nga Versus
U ndoq berberi nga Shkodra, zbulohet sesi u krye ndërhyrja në hotelin
Autori Flodian Plaku dhe viktima Gentjan Bejtja

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për kapen e Flodian Plakut ditën e djeshme në Orikum të Vlorës. Mësohet se policia e ka patur nën vëzhgim për rreth dy muaj të akuzuarin për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushkë të Fushë Krujës.

Ditën kur është kryer ndërhyrja, në ndjekje ka qenë Albano Lapshi dhe berberi nga Shkodra Armando Dano të cilët shkonin tek hoteli ku fshihej Plaku.

Në pranga për ngjarjen u arrestua edhe Julian Aliaj i cili mbante me vete pistoletë dhe dyshohet si pjesë e grupit të Plakut. Versus.al

Poll