AKTUALITET /

U plagos me thikë në shkollë, gjimnazisti: Kishte shpërndarë foto të mia në Snapchat, ndihem i rrezikuar

Shkruar nga Versus

U plagos me thikë në shkollë, gjimnazisti: Kishte

Adoleshenti i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në gjimnazin e Cakranit ka folur për mediat.

Ydai Xhafaj, 17 vjeç ka treguar rrethanat e konflikt me moshatarin e tij në shkollë.

I plagosur në shpatull gjatë sherri në oborrin e shkollës, për mediat, adoleshenti ka treguar se sherri nisi pasi në rrjetet sociale u shpërndanë disa foto tijat.

Ai shprehet më tej se ndihet i rrezikuar.

“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës.

Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi“, thotë 17-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat.

Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.

 

Poll