Personi që shihni në foto është Lulzim Visha, 48 vjeçari i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në fshatin Zall Mner të Kamzës teksa po shkonte në punë.
Visha punonte si postier, ndërsa drejt makinës së punës janë qëlluar 12 plumba. Në pranga për ngjarjen ka rënë Eduart Lami, pasi dyshohet se ditë më parë ka pasur një konflikt me viktimën për pronat.
Pistë hetimi është edhe një hasmëri e vitit 1997 kur vëllai i viktimës ekzekutoi Refik Domin për motive banale dhe më pas u dënua me 12 vite burg. Versus.al







