
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr.18 të Durrësit, ku u ekzekutua 29 vjeçari Ermir Dedja.
Një prej banorëve të pallatit ka deklaruar në polici se kishte menduar se të shtënat ishin fishekzjarre, por pasi ishte afruar në vendngjarje, kishte parë se viktima ishte qëlluar me plumba në shpinë.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa dyshohet se një person ka shërbyer si informator në ndjekje të viktimës. Pasi ka gjetur vendndodhjen e tij, ka informuar autorët të cilët më pas kanë mbërritur të maskuar dhe kanë hapur zjarr. Versus.al







