Durrës- Dy automjete janë shkrumbuar mesditën e sotme në lagjen nr.13 të qytetit në atë që dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimtë.
Policia ka bërë me dije se njëri prej automjeteve është djegur plotësisht ndërsa tjetri pjesërisht. Ndërkohë që nuk dihen ende autorët, grupi hetimor po punon me kqyrjen e kamerave për të bërë të mundur kapjen e përgjegjësve për djegien e automjeteve.
Ndërsa deri më tani, nuk dihen motivet që mund të kenë çuar në zonën e njohur si “lagjia e Plepave”. Versus.al







