AKTUALITET /

U vr* me armë zjarri para djalit të tij, del FOTO e shqiptarit në Itali! Në 2018-ën pati sherr në Fushë Arrëz

Shkruar nga Versus
U vr* me armë zjarri para djalit të tij, del FOTO e shqiptarit në
Fotomontazh: Viktima, Vladimir Topjana dhe vendi ku u vra me armë zjarri

Versus.al ka siguruar foton e Vladimir Topjanës, 43 vjeçarit që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas një konflikti me një bashkëatdhetar në Itali.

I pranishëm në momentin e krimit, ishte edhe djali 17 vjeçar i Topjanës. Ndërsa së bashku me autorin nga Fushë Kruja, policia italiane ndaloi edhe babain e tij.

Viktima, i cili punonte si shofer furgoni, në 2018-ën rezulton i përfshirë në një sherr mes dy familjeve në Fushë Arrëz. Asokohe, u raportua se Vladimir Topjana kishte përplasur me makinë Artan Gegën teksa ky i fundit drejtonte mjetin tip “Golf” ku ndodhej së bashku me babain dhe xhaxhain e tij.

Shkak i sherrit të ndodhur, dyshohet se të jetë bërë një konflikt mes Topjanës dhe Gegës në 2017-ën. Policia mori në mbrojtje familjen Gega, ndërsa fatmirësisht konflikti nuk u rëndua më tej. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: