AKTUALITET /

Transportuan valixhen me dr*gë nga Sukthi në Tiranë, del FOTO e çiftit të arrestuar

Sipas hetimeve të policisë Zina dhe Koçi kishin rolin e transportuesve në grupin kriminal të trafikut të drogës.

Shkruar nga Versus

Transportuan valixhen me dr*gë nga Sukthi në Tiranë, del FOTO e

Një grup i shpërndarjes së kanabisit u godit sot falë një operacioni të policisë në rrugën “Myslym Keta” ku u zbulua se magazine e cila thuhej se përdorej për prodhimin e paletave të drurit, në fakt shërbente si bazë për ruajtjen e kanabisit që më pas shpërndahej në zona të ndryshme.

Pjesë e grupit me 5 anëtarë ishin edhe çifti Xhoi Zina. 25 vjeç e Angjelina Koçi 22 vjeç, të cilët shihen edhe në foton e mësipërme. Të dy me një automjet kanë transportuar një valixhe me 9 kilogramë kanabis nga Sukthi drejt Tiranës.

Magzina ndodhej pranë zonës së Tufinës, në pronësi të Astrit Kuqit, babait të 21-vjeçarit Redion Kuqi, i cili u arrestua në kuadër të aksionit të policisë. Versus.al

 

Poll