AKTUALITET /

Zbulohet baza e kanabisit në Tiranë, pranga 5 personave, mes tyre dhe një femër! “Maskimi” si magazinë e paletave të drurit

Valixhja me 9 kilogramë kanabis u transportua nga Sukthi me valixhe nga i riu Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi.

Shkruar nga Versus

Zbulohet baza e kanabisit në Tiranë, pranga 5 personave, mes tyre dhe

Tiranë- Policia ka zbuluar një magazinë në rrugën “Myslym Keta” ku mbahej kanabis që më pas shitej në doza nëpër kryeqytet. Në pranga kanë rënë pesë anëtarët e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës, mes të cilëve edhe një femër. Konkretisht janë arrestuar: Xhoi Zina, 25 vjeç, Redion Kuqi, 21 vjeç, Erdi Gjiriti, 37 vjeç, Ardit Çitaku, 22 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Gjatë kontrolleve të policisë në magazinën e Redion Kuqit që kishte si veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjet një valixhe me 9 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë. Lënda narkotike ishte transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina në bashkëpunim me 22 vjeçaren Angjelina Koçi.

Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, Erdi Gjiritit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.  

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xhoi Zina, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.  

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll