
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake të planifikuar për t'u mbajtur në ngarkim të Erion Veliajt. Shkak është bërë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve. Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan pas përplasjes që pati me prokurorin Gjergji Ceka në gjykatë. Mësohet se Veliaj ka ndryshuar avokat. Artan Gjermeni do të jetë mbrojtës i ri ligjor i ish-kryebashkiakut krahas avokatit tjetër Ermir Beta. Deri më tani, Veliaj patur si avokat edhe Artur Selmanin.
Përveç Veliajt, të pandehur për dosjen hetimore rreth tij janë marrë bashkëshortja Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 27 persona e shoqëri. Ndaj kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, mosdeklarim pasurie, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli. Versus.al

