
Shtatë emigrantët e paligjshëm të strehuar në kampin e Shëngjinit do të largohen sonte. Anija ‘Libra’ e cila i solli ditë më parë pritet të mbërrijë në port për t’i dërguar në Itali.
Ditën e sotme seksioni i imgracionit në gjykatën e Romës referoi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të mbajtur në qendrën e Gjadrit, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit.
Gjyqtarët italianë në vendimin e tyre shprehen se kriteret për klasfikimin e një vendi të pasigurtë apo të sigurtë nga shtet i Bashkimit Europian vendosen nga ky i fundit duke hedhur poshtë dekreti e miratuar së fundmi nga qeveria italiane me anë të cilit Italia rifreskoi listën e vendeve të sigurta, me qëllim vazhdimësinë e marrëveshjes me Shqipërinë.
Ideja ishte që, duke qenë se një dekret ka fuqinë e ligjit, kjo listë kishte një 'peshë' më të madhe se lista e mëparshme dhe gjyqtarët duhej ta ndiqnin atë.
Pak ditë më vonë, Gjykata e Bolonjës e ktheu çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, për të pyetur nëse gjyqtarët duhet t'i japin përparësi dekretit të ri apo rregullave të tjera evropiane, të cilat në letër kanë një vlerë më të lartë. Gjykatat e tjera, si ajo e Katanias , konsideruan se përgjigja ishte tashmë evidente dhe nuk zbatuan drejtpërdrejt dekretin e vendeve të sigurta të shpallur nga qeveria italiane.
Ngritja e kampeve në Shqipëri i ka kushtuar mijëra euro shtetit italian, qendrat e akomodimit janë funksionale prej një muaji por ende bosh. Megjithatë kryeministrja Giorgia Meloni i sheh kampet në Shqipëri si një mënyrë për të vetëfrenuar emigrantët që nisen drejt Italisë, siç ndodhi me kalimet në La Mansh kur qeveria angleze nisi projektin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda./Versus.al







