
Dy persona me maska grabitën gjatë ditës së sotme, një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik.
Siç shihet edhe në pamje, dy persona të maskuar janë futur për të vjedhur, duke marrë rreth 500 mijë lekë, si dhe paketa cigaresh.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre, për shkak se zona nuk është e mbuluar me kamera.

