
Pas disa paralajmërimeve të bëra nga Kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, sidomos trotuareve të zaptuara nga baret dhe lokalet, disa subjekte kanë zgjedhur të mos i binden thirrjes.
Në përgjigje të këtij qëndrimi, IKMT ka ndërhyrë me mjete të rënda, duke nisur aksionin në terren.
Në pamjet e publikuara nga vetë Kryeministri, fadroma shemb pjesën e jashtme të një lokali që kishte zënë të gjithë trotuarin deri në bordurë.
"Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura? Vazhdojmë!" – shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ky aksion është pjesë e një fushate të mbështetur nga qeveria dhe e zbatuar nga autoritetet vendore, me qëllim kthimin e hapësirave publike te qytetarët dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane./Versus.al
View this post on Instagram







