Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës, pasi janë përplasur me forcat e policisë.
Policia ka ndaluar një mjet luksoz “Range Rover” në zonën pranë “Ujit të Ftohtë” për kontroll, ndërkohë që është kundërshtuar nga drejtuesi.
Në moment kanë zbritur nga makina dy persona të tjerë, të afërm të drejtuesit dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.
Është kërkuar përforcimi i forcave “Shqiponja”, ku kanë shoqëruar të tre personat në komisariat.








