AKTUALITET /

VIDEO/ Policia zbardh djegien e qëllimshme të makinës në Vlorë, procedohet autori 17-vjeçar

Ndërkohë vijon puna dhe hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes për identifikimin e  autorëve të tjerë që dyshohet se e kanë shtyrë shtetasin, Z.M të kryejë krimin

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Policia zbardh djegien e qëllimshme të makinës në
Moment i shkëputur nga kamerat e sigurisë

Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti  rreth një javë më parë, autor i të cilit rezultoi një 17-vjeçar që do të procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Ndërkohë vijon puna dhe hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes për identifikimin e  autorëve të tjerë që dyshohet se e kanë shtyrë shtetasin, Z.M të kryejë krimin.

Djegia e qëllimshme e automjetit tip ‘Benz’, është kryer në lagjen “Lirim’, Vlorë.

17-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/ Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”.

Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.

Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: