AKTUALITET /

VIDEO/ Situatë alarmante me zjarret në Mirditë, kryebashkiaku thirrje autoriteteve: Të ndërhyhet menjëherë nga ajri

Si fillim, zjarri ka rënë që prej 3 javësh në territorin e Kukësit e më vonë është përhapur edhe në zonat e tjera

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Situatë alarmante me zjarret në Mirditë, kryebashkiaku
Foto nga vendngjarja

Situata nga zjarret në zonën e Mirditës vijon që të mbetet alarmante në fshatrat e njësive administrative Fan, Lajthizë dhe Orosh.

Si fillim, zjarri ka rënë që prej 3 javësh në territorin e Kukësit e më vonë është përhapur edhe në zonat e tjera.

Situata paraqitet alarmante dhe kryetari i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.

"Zjarri i rënë tre javë më parë në territorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit.

Rreziku për fshatin Shëngjin ka kalur por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç NjA Fan dhe Lajthizë NjA Orosh.

Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrëfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë.

Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkis i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri.

Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fanë dhe Orosh të na vijnë në ndihmë".

/ Versus.al

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al