AKTUALITET /

VIDEO/ Zbulohet “streha” e pr*stitucioni tek Shkëmbi i Kavajës, arrestohet t*tori dhe dy vajza nga Kolumbia

Të arrestuara janë L. S., 26 vjeçe dhe M. P., 26 vjeçe, të dyja nga Kolumbia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar E. M., 22 vjeç nga Burreli.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Zbulohet “streha” e pr*stitucioni tek Shkëmbi i
Pamje nga operacioni tek Shkëmbii Kavajës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër pikë prostitucioni në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetase nga Kolumbia kishin shndërruar një apartament me qira në vend prostitucioni.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar fazën e 11-të të operacionit të koduar “STORM”.

Ky operacion, i monitoruar me metoda speciale hetimi për disa javë, synon luftën kundër veprave penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Të arrestuara janë L. S., 26 vjeçe dhe M. P., 26 vjeçe, të dyja nga Kolumbia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar E. M., 22 vjeç nga Burreli.

Si provë materiale u sekuestruan dy pasaporta, para në lekë dhe valutë, tre telefona celularë, një bllok shënimesh dhe disa karta SIM. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll