
Zjarri me përmasa të mëdha që ka rënë ditën e sotme në fshatin Finiq në faqen e malit ka përfshirë parkun arkeologjik të Finiqit, në Sarandës, ndërsa po u afrohet dhe banesave duke rrezikuar pronat dhe jetën e banorëve.
Sipas burimeve, zjarrin e kanë favorizuar edhe erërat e forta, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e tij.
Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorët e fshatit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
/ Versus.al







