AKTUALITET /

Vlorë, sekuestrohen në port rreth 50 mijë euro të pa deklaruara në një furgon që vinte nga Brindisi

Rreth 50 mijë euro cash, të padeklaruara, janë sekuestruar nga autoritetet doganore dhe policia kufitare në Portin e Vlorës. Rreth 50 mijë euro cash, të padeklaruara, janë sekuestruar nga autoritetet doganore dhe policia kufitare në Portin e Vlorës.

Shkruar nga Versus

Vlorë, sekuestrohen në port rreth 50 mijë euro të pa

Rreth 50 mijë euro cash, të padeklaruara, janë sekuestruar nga autoritetet doganore dhe policia kufitare në Portin e Vlorës.

Shuma e konsiderueshme u gjet e fshehur në një furgon që vinte nga Brindisi, Itali, gjatë një kontrolli rutinë në vijën e dytë të kufirit.

Paratë nuk ishin deklaruar sipas detyrimit ligjor për sasinë e mjeteve monetare që kalojnë kufirin, çka ngriti dyshime për mundësinë e përfshirjes në veprimtari të paligjshme.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për verifikime të mëtejshme, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për hetim të mëtejshëm. Versus.al