AKTUALITET /

Vodhi 60 mijë lekë në dyqan dhe tentoi të abuzonte sek*ualisht me shitesën, në kërkim Kumaraku

Shkruar nga Versus
Vodhi 60 mijë lekë në dyqan dhe tentoi të abuzonte
Jorgo Kumaraku

Sarandë- Një 48 vjeçar i identifikuar si Jorgo Kumaraku është shpallur në kërkim nga policia pasi vodhi një shumë prej 60 mijë lekësh në një dyqan dhe tentoi të abuzonte seksualisht me shitësen.

Kumaraku me maskë kirurgjikale dhe kapele, shkoi në një dyqan ku grabiti paratë duke përdorur një thikë dhe me pas ka kërcënuar edhe shitësen e cila është dëmtuar lehtë në dorë.

Burime bëjnë me dije se Policia pas grabitjes e ka identifikuar autorin nga një kamerë tjetër në rrugën që ka përshkruar, ndërsa 26- vjeçarja përmes një fotoje që i ka treguar policia ka pohuar ishte pikërisht ai. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: