AKTUALITET /

Vrasja e 41 vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori! Kush është vlonjati që e qëlloi për vdekje

Shkruar nga Versus
Vrasja e 41 vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori! Kush
Viktima Altin Arapaj dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Më 22 maj 2025, në Rafina të Athinës, u vra me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj. Sipas raportimeve, pas plagosjes, Arapaj arriti të telefonojë bashkëshorten e tij, duke i treguar se ishte qëlluar nga një mik i tij dhe se autori ishte Mikel Selimaj. Bashkëshortja e përdori aplikacionin “Find My iPhone” për të gjetur vendndodhjen e tij, por fatkeqësisht e gjeti të pajetë në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. 

Autoritetet greke identifikuan autorin e dyshuar si Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, i cili ka precedentë penalë për drogë. Edhe viktima, Altin Arapaj, rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme. /Versus.al/

Poll