Emri i pronarit të televizionit në Vlorë, Nexhmedin Danaj itë sekuestruar ditën e djeshme në saj të operacionit “Ura” të SPAK në bashëpunim me antimafien italiane ka dalë sërish në skenë. Kësaj radhe për një sistem operativ shumë të sofistikuar që Danaj përdorte për të qarkulluar para me lehtësi të cilat vinin nga kartelat e drogës.
Biznesmeni vlonjat cilësohet se ishte drejtues i një skeme gjigante për pastrim parash përdorte një sistem me emrin “Hawala” për transaksione parash të pagjurmueshme.
Ky sistem tradicional është përdorur edhe në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore për të transferuar para pa asnjë ndjekje bankare.
Por sot, Hawala është kthyer në një nga armët më të fuqishme të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe Danaj e kishte shndërruar atë në një kanal të sofistikuar për qarkullimin e miliona eurove nga Dubai, në Itali dhe Shqipëri.
Çfarë është ky sistem?
Hawala është një sistem alternativ dhe informal i transferimit të parave, që përdoret kryesisht në Azi, Lindjen e Mesme dhe disa vende të Afrikës. Ky sistem funksionon jashtë rrjetit bankar tradicional dhe bazohet në besimin personal mes personave që e operojnë.
Si funksionon Hawala?
Personi A, që ndodhet në një vend (p.sh., Gjermani), dëshiron t’i dërgojë para Personit B në një vend tjetër (p.sh., Pakistan).
Ai shkon te një agjent Hawala në Gjermani dhe i dorëzon shumën që dëshiron të dërgojë. Agjenti në Gjermani njofton një agjent tjetër Hawala në Pakistan, që t’i japë shumën përkatëse Personit B – pa u bërë ndonjë transferim fizik i parave. Agjentët Hawala më vonë i rregullojnë hesapet mes tyre përmes marrëveshjeve të tjera tregtare, valutore ose në mënyra të tjera informale.
Çfarë e bën Hawala një sistem të veçantë:
1. Nuk ka dokumentacion formal.
2. Nuk kalon përmes bankave apo institucioneve financiare të monitoruara.
3. Transaksionet ndodhin shpesh në mënyrë diskrete dhe të paverifikueshme.
Nexhmendin Danaj nuk vepronte i vetëm por në bashkëpunim me gruan e tij, Algerta Fejzullahu. Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, e regjistruar një agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj. Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista./ Versus.al







