
Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në klinikën private ‘Villa Alba’ ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrje kirurgjikale.
Viktima M.Xh 54 vjeçe, banuese në Durrës pësoi komplikacione dhe nuk mundi të mbijetonte.
Për pasojë, policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për mjekun Ilir Shani, 59 vjeç i cili rezulton të jetë pronari i klinikës private.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Versus.al







