AKTUALITET /

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, autori lëshoi fishekzjarre për të fshehur zhurmën e armës

Plani ka qenë i mirëmenduar, aq kur 52 vjeçari ra në tokë, sa bashkëshortja e tij, dyshoi se një prej ciflave të fishekzjarreve e kishte goditur.

Shkruar nga Versus

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, autori lëshoi fishekzjarre

Autori i cili qëlloi me plumb në kokë biznesmenin Eduart Reçi mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, dyshohet se ka hedhur edhe fishekzjarre për të fshehur zhurmat e të shtënës.

Mësohet se 52 vjeçari ishte bashkë me gruan dhe po pastronin oborrin e pallatit në momentin kur ra në tokë nga e shtëna që e kapi në kokë. Fillimisht gruaja e tij mendoi se ndonjë prej ciflave të fishekzjarreve e kishte lënduar.

Familjarët e biznesmenit që operonte në fushën e ndërtimit, kanë deklaruar në polici se nuk kishin dijeni lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm të tij. I vetmi rast që po hetohet është një kallëzim që Reçi kishte bërë në 2015-ën sa i takon një konflikti mbi pronësinë e një trualli, por çështja u pushua nga prokuroria. 

Pas hapjes së telefonit të tij, nuk u gjet asnjë telefonatë apo mesazh me ndonjë person që mund të japë indicie mbi identitetin e autorit, duke rënë kështu pista se dikush mund ta ketë nxjerrë në pritë. Ndërkohë, kamerat kanë kapur vetëm momentin kur biznesmeni bie në tokë i plagosur, ndërsa autori dyshohet se ka qëlluar nga lartësia e një ndërtese. 

Reçi mësohet se ka pasur më herët edhe postin e drejtorit në një prej drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëror. Versus.al

Poll