AKTUALITET /

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec pas sherrit banal, mes 6 të akuzuarve edhe një i mitur

Shkruar nga Versus
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec pas sherrit banal, mes 6
Momenti i paraqitjes së Altin Kukës në gjykatë

Fier- Gjashtë persona po hetohen aktualisht për përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditë më parë në Roskovec ku Altin Kuka vrau me armë zjarri dy vëllezërit Vladimir dhe Gramoz Kurtaj pas një sherri që këta të fundit kishin pasur me njërin prej djemve të tij.

Mes të hetuarve është edhe një djalë i mitur për të cilin ka nisur procedimi në gjendje të lirë nën akuzën e veprës penale “moskallëzim krimi”. Në gjendje të lirë për shkak të moshës, po hetohet edhe babai i autorit të krimit, Y.K, 76 vjeç i cili po ashtu akuzohet si i përfshirë.

Ndërsa në arrest me burg po mbahen dy djemtë e autorit, Ervis Kuka dhe Emaurisio Kuka të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në krimin e vrasjes së vëllezërve së bashku me kushëririn e babait të tyre, 67 vjeçarin Tomor Zyka i cili akuzohet si përkrahës i autorëve pasi fshehu Ervis Kukën në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec pas një sherri banal tronditi të gjithë opinionin publik. Ndërsa Altin Kuka pas vrasjes së dy vëllezërve me të cilët ishte përplasur fizikisht më herët, shkoi të takonte gruan e tij të cilës i rrëfeu krimin e rëndë dhe më pas u dorëzua në polici. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: