AKTUALITET /

Vrasja e Eduart Reçit, autori përdori armë sportive! U pozicionua në një prej kateve të pallatit pranë

Në kuadër të eksperimentit hetimor, sot efektivët e policisë janë paraqitur në vendngjarje për rindërtimin e skenës së krimit.

Shkruar nga Versus

Vrasja e Eduart Reçit, autori përdori armë sportive! U

Tiranë- Autori i cili vrau biznesmenin Eduart Reçin disa ditë më parë dyshohet të ketë qenë pozicionuar në një prej pallateve pranë dhe ka përdorur një armë sportive për të qëlluar nga lartësia.

Efektivët e policisë janë paraqitur sot në vendin ku ndodhi ngjarja për t'u përpjekur të rindërtojnë skenën e krimit sipas të cilës autori dyshohet se ka qenë pozicionuar në katin e një prej pallateve të lyer me ngjyrë të kuqe në rrugën "Faik Konica" ku edhe ndodhi ngjarja. 

Ndër detajet të zbuluara bëhet me dije se autori ka lëshuar edhe fishekzjarre për të bërë që mundur që e shtëna me armë e cila rezultoi fatale për 52 vjeçarin të mos dëgjohej dhe të mos ngriheshin dyshime.

Familjarët e biznesmenit që operonte në fushën e ndërtimit, kanë deklaruar në polici se nuk kishin dijeni lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm të tij. I vetmi rast që po hetohet është një kallëzim që Reçi kishte bërë në 2015-ën sa i takon një konflikti mbi pronësinë e një trualli, por çështja u pushua nga prokuroria. 

Pas hapjes së telefonit të tij, nuk u gjet asnjë telefonatë apo mesazh me ndonjë person që mund të japë indicie mbi identitetin e autorit, duke rënë kështu pista se dikush mund ta ketë nxjerrë në pritë. Ndërkohë, kamerat kanë kapur vetëm momentin kur biznesmeni bie në tokë i plagosur, ndërsa autori dyshohet se ka qëlluar nga lartësia e një ndërtese. 

Reçi mësohet se ka pasur më herët edhe postin e drejtorit në një prej drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëror. Versus.al

Poll