AKTUALITET /

Vrasja e postierit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr

Shkruar nga Versus

Vrasja e postierit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur

Një makinë e djegur është gjetur mesditën e sotme në Zall Herr. Dyshohet se u përket autorëve që kryen ekzekutimin e 48 vjeçarit Lulzim Visha në fshatin Zall Mner të Kamzës.

Ndaj viktimës u qëlluan 12 plumba nëpërmjet një pistolete me silenciator. Kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar policinë pasi e kanë gjetur të pajetë Vishën brenda mjetit të tij të punës me logon e postës “Postman”. Deri më tani janë shoqëruar disa persona në polici, ndërsa dyshimet janë se vrasja lidhet me një hasmëri të nisur në vitin 1997. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: