AKTUALITET /

Vrasja me thikë në Astir, detaje të reja për personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër banesës së autorit, në zonën e Yzberishtit, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes duke u larguar në rrugicat pranë banesës së tij

Shkruar nga M.H
Vrasja me thikë në Astir, detaje të reja për personat e
Momenti i arrestimit të 25-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar Amarildo Hoxhallari pas plagëve me thikë të marra nga Darmend Keli, i dashuri i vajzës që viktima dyshohet se po ngacmonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër banesës së autorit, në zonën e Yzberishtit, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes duke u larguar në rrugicat pranë banesës së tij.

Sipas informacioneve të marra viktima rezulton të ketë patur precedentë të mëparshëm penalë.

Sakaq, personi që humbi jetën Amarildo Hoxhallari fillimisht u transportua në spital, por nuk ia doli të mbijetonte pë shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore të krijuar nga plagët e marra në gjoks e në këmbë.

Shkak për konfliktin me fund tragjik mes dy djemve është bërë një ngacmim që Amarildo Hoxhallari i ka bërë një ditë më parë partneres së 25-vjeçarit.

Autori Darmend Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka vërejtur se e fejuara e tij po ngacmohej nga Amarildo Hoxhallari. 25-vjeçari më pas ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur për t’u përballur me Hoxhallarin. Sipas burimeve, dy burrat janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Keli e ka goditur 34-vjeçarin katër herë me thikë./ Versus.al