AKTUALITET /

Vrasja në Korfuz, arrestohet shqiptari. Ja pse u vra i riu që priste të bëhej baba për herë të tretë

Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë fillimisht ka pasur një konflikt verbal.

Shkruar nga Versus

Vrasja në Korfuz, arrestohet shqiptari. Ja pse u vra i riu që priste

Dy persona janë arrestuar, mes të cilëve dhe një shqiptar, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e një 34-vjeçari në orët e para të Vitit të Ri pas një ngjarje të përgjakshme të ndodhur në qendër të Serres në Greqi. 

Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, mësohet se është 29-vjeçari shqiptar nga Durrësi, i arrestuar mes katër të dyshuarve për vrasjen e sotme.

Sipas informacioneve, në dosjen hetimore të vrasjes me dashje dhe bashkëpunim, përfshihen katër meshkuj, tre shtetas grekë të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç. Për momentin 27-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.


Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Pas një debati mes katër autorëve dhe viktimës, ata e kanë plagosur për vdekje me thikë, duke i shkaktuar dy goditje në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe në ije.

Vrasja në Korfuz, arrestohet shqiptari. Ja pse u vra i riu që priste

Ndonëse viktima është dërguar në spitalin e Serrës, ai ka dhënë frymën e fundit pak më vonë.

Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

KONFLIKTI

 
Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë fillimisht ka pasur një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore supozohet se kanë lënë një takim me grupin e rojeve, ose kanë pritur mbylljen e klubit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit. .

Në vetëm pak minuta mes palëve u ndez gjaku sërish dhe gjatë përleshjes njëri prej tyre – ndoshta roja – nxori një thikë të tipit ushtarak dhe arriti të godiste dy herë viktimën, njërin prej tyre në arterien femorale. Në fakt, sipas burimeve autoritative të policisë, një tjetër person nga grupi sulmues ka qëlluar me pistoletë me gaz më shumë se pesë herë në ajër.

Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë ndoshta nën ndikimin e dehjes.

34-vjeçari është baba i dy fëmijëve – gruaja e tij është shtatzënë me të tretin
Sipas informacioneve, 34-vjeçari ishte banues në Lefkona, baba i dy fëmijëve,  ndërsa gruaja e tij është shtatzënë me të tretin. Banorët e zonës flasin për një familjar të qetë që nuk kishte dhënë arsye deri më tani.

Poll