Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Ndroq të Tiranës.
Burime zyrtare nga policia e kryqeytetit kanë bërë të ditur se, është identifikuar autori i vrasjes së Alfred Dedjas, rreth 50 vjeç.
Policia thotë se po bëhen kërkime për kapjen e autorit.
Nga hetimet e para mësohet se, krimi mund të ketë ndodhur për pazare droge të prishura mes viktimës dhe autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.








