AKTUALITET /

Vrau 39 vjeçarin shqiptar pasi kreu marrëdhënie me të, lirohet nga burgu 17 vjeçari italian

Më 20 janar 2024, Bledar Dedja, 39-vjeçari me origjinë shqiptare, u gjet i vrarë me thikë në një korije në Via Dei Carpini.

Shkruar nga Versus
Vrau 39 vjeçarin shqiptar pasi kreu marrëdhënie me të,
Bledar Dedja, vendi ku u gjet i vrarë

Vrasësi i 39 vjeçarit shqiptar Bledar Dedja është liruar nga burgu i të miturve në Treviso. Në seancën e mbajtur një ditë më parë me procedurë të shkurtuar, avokatja e të miturit ka përsëritur kërkesën se meqënëse ai kur kreu vrasjen ishte akoma i mitur të lirohej nga burgu dhe fillojë një kurë psikologjike në komunitet, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas autoriteteve Dedja është vrarë me thikë nga 17-vjeçari, me të cilin kishte shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në zonën pyjore në Paderno del Grappa të Trevisos.

39-vjeçari u godit të paktën 20 herë me thikë nga adoleshenti, njëra prej të cilave, qëlloi fatale, pasi ishte marrë nga prapa, duke i shpuar mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.

Një jetë e dyfishtë

Dedja, ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël dhe sipas hetuesve kishte takuar në vazhdimësi gra dhe të rinj për seks me pagesë.

Në celular, hetuesit gjetën elementë që do të përfaqësonin prova të kontaktit mes Bledarit dhe autorit 17-vjeçar.

Të dy kishin komunikuar dhe e kishin lënë që të takoheshin pikërisht në ditën kur Bledari u vra. Djali, pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, i cili u gjet 100 metra larg makinës me pantallonat dhe të brendshmet e ulura ka hequr qafe çelësat e makinës si dhe thikën me teh të paktën 20 cm të gjatë, të përdorur në krim.

Ai gjithashtu ka zhdukur disa veshje që kishte veshur atë ditë, të cilat ndoshta ishin të lyera me gjak.

Takimi i parë

Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një viti para se i mituri të kryente vrasjen në ambientet e punës së Bledarit gjatë një periudhe shkëmbimi eksperiencash shkollë - punë.

Në atë periudhë, dyshohet se Bledari e ka bindur djalin të nisnin një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

17-vjeçari kishte dashur të ndërpresë lidhjen, por Bledari, i njohur nga të rinjtë e zonës, të cilët edhe ai i frekuentonte me ngulm, nuk ka pranuar dhe ka tentuar gjithashtu për ta shantazhuar.

Për këtë arsye 17-vjeçari dyshohet se është paraqitur në takim me thikë ku kreu dhe krimin makabër./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: