AKTUALITET /

Vrau bashkëatdhetarin se flirtonte me gruan e tij, dënohet me 13 vite burg shqiptari në Greqi

Shkruar nga Versus
Vrau bashkëatdhetarin se flirtonte me gruan e tij, dënohet me 13 vite
Momenti i arrestimit të Leonard Kurtit

Greqi- Gjykata e Selanikut ka dënuar me 13 vite burg shqiptarin Leonard Kurti cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij Shpëtim Bajrami pas një sherri që kishte pasur me të jashtë një karburanti në Analipsi.

45 vjeçari nga Elbasani u dënua për vrasje nga pakujdesia duke i dhënë kështu një faktor lehtësues të veprës penale, nxitur nga sjellja e mëparshme e pahijshme e viktimës. Në dëshminë e dhënë, autori pretendoi se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje pasi viktima kishte bërë lëvizje kërcënuese ndaj tij duke e goditur me çelësa.

“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar ngjarjet që i kishin paraprirë vrasjes. Gjatë përleshjes që shpërtheu jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin.

“Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”. Gjatë procedurës së provave është shfaqur video nga kamera e sigurisë në vendngjarje e cila ka kapur të gjithë ngjarjen. Kurti ka deklaruar se me viktimën kishte pasur konflikte të mëparshme pasi dyshonte se ai përpiqej të flirtonte me partneren e tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: