AKTUALITET /

Vrau me thikë 34 vjeçarin në Astir, merren në ruajtje nga policia të afërmit e Darment Kelit

Ende nuk dihet nëse policia ke ka ndërmarë një vendim të tillë mbi ndonjë indicie apo si një procedurë të përkohshme.

Shkruar nga B.SH
Vrau me thikë 34 vjeçarin në Astir, merren në ruajtje nga
Darmend Keli teksa pret vendimin e Gjykatës

Banesa e autorit të vrasjës së 34 vjeçarit, Darment Kelit është marrë në ruajtje fizike nga policia e Tiranës.

Sipas burimeve për Versus.al vendmi është dhënë pa kohë të përcaktuar, ndërsa vjen pas ngjarjes së rëndë kur për çështje nderi sikurse autori ka deklaruar vrau Amarildo Hoxhallarin në zonën e Astirit, pasi ku i fundit i ngacmoi të fejuarën.

Gjithashtu ende nuk dihet nëse policia e ka ndërmarrë një vendim të tillë mbi ndonjë indicie apo si një procedurë të përkohshme.

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Darment Kelin ku bashkë me të ishte edhe Ardi Marishta që drejtonte motorrin me të cilin lëvizte bashkë me Hoxhallarin në gjendje të dehur, për të cilin gjithashtu u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Autori shprehu pendesë të thellë në gjykatë duke thënë se veprimi ishte i çastit për shkak të tronditjes së rëndë piskologjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45 të datës 24 gusht në zonën e Astirit.

25 vjeçari Darment Keli goditi me thikë dhe la të plagosur 34 vjeçarin Amarildo Hoxhallari i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra në gjoks e këmbë./Versus.al

Poll