AKTUALITET /

Vranë Elvis Dedën dhe nënën që kërkonte drejtësi, SPAK çon për gjykim Talo Çelën e Festim Qolin

Shkruar nga Versus
Vranë Elvis Dedën dhe nënën që kërkonte
Fotomontazh: Viktimat, Fatmira dhe Elvis Deda (nënë e bir), autorët Talo Çela e Festim Qoli

Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela, për vrasjen e nënë e bir, Elvis e Fatmira Dedës. Çështja u gjykua në mungesë të Talo Çelës. Elvis Deda u vra në 2012 ndërsa e ëma një vit më pas dhe sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, kjo e fundit ishte kthyer në shqetësim për autorët pasi po gjurmonte vrasësit e të birit. Dumani tregon se vrasja është urdhëruar nga Festim Qoli dhe është kryer në bashkëpunim me Talo Çelën e Dorian Shkozën.

Qoli dha 40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedës dhe urdhëroi që të dukej si grabitje. Dumani rrëfeu se ishte Talo Çela ai që e kreu krimin duke e goditur fillimisht me grushta e shkelma dhe pasi e ndjera ra në tokë në gjendje të fikti, e kishte goditur me thikë në fyt duke e lënë të vdekur. Versus.al

Poll