
Erjon Hoxha, 20-vjeçari nga Tirana i cili u denoncua kohët e fundit nga disa vajza për mashtrim pasi u mori para dhe nuk ua ktheu, është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.
Megjithatë, kërkimi nuk lidhet me këto raste, por me një ngjarje të re që ka ndodhur në Palasë.
Gjatë qëndrimit të tij në jug të vendit, ku po shijonte detin dhe luksin, Erjoni u largua nga një hotel pa paguar faturën.
Pronari i hotelit ka bërë denoncimin në polici, duke treguar se Hoxha iku pa paguar 450 euro që i kishte borxh.
Njoftimi i Policisë:
Shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.
Rastet me Erjon Hoxhën janë të shumta. Pak ditë më parë, JOQ Albania e ekspozoi me foto dhe biseda, ku 20-vjeçari nga Tirana i kishte marrë një vajze 300 euro, duke i thënë se ishte pronar fast-food dhe se paratë i duheshin për blerjen e salcave, por kurrë nuk ia ktheu shumën.
Pas denoncimit të vajzës, një numër biznesesh dhe persona të tjerë iu drejtuan JOQ duke rrëfyer mashtrimet që Erjoni u kishte bërë atyre./Versus.al







