AKTUALITET /

Drejtonte mjetin i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

Deputeti Xhafa akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pasi më 13 mars 2023 në Elbasan, u përfshi në një aksident, duke përplasur një qytetar.

Shkruar nga Versus

Drejtonte mjetin i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur sot pretencën ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burgim.

Megjithatë, prokuroria kërkon që ky dënim të pezullohet dhe Xhafa të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare, që do të thotë se nuk do të vuajë dënim fizik në burg, për sa kohë nuk shkel ligjin gjatë asaj kohe.

Deputeti Xhafa akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pasi më 13 mars 2023 në Elbasan, u përfshi në një aksident, duke përplasur një qytetar.

Menjëherë pas ngjarjes ai u arrestua, por u lirua të nesërmen.

Fillimisht, çështja u hetua nga një prokurori lokale, por më pas GJKKO vendosi që kompetencën ta kishte SPAK, duke argumentuar se rasti i përket juridiksionit të posaçëm për shkak të funksionit të të pandehurit.

Pas lirimit, Xhafa reagoi në rrjetet sociale, duke sqaruar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në kohën e aksidentit, ai ishte ende kandidat për deputet, por më pas mori mandatin e lënë nga Luçiano Boçi, i cili kandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale në Elbasan./Versus.al

Poll