AKTUALITET /

Vranë shqiptarin me hanxhar pasi vodhën “shtëpinë e barit”, burgim i përjetshëm për 2 autorët

Shkruar nga Versus
Vranë shqiptarin me hanxhar pasi vodhën “shtëpinë e
Michael Mulvana dhe Jobie Tyers

 Britani e Madhe- Dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari me një hanxhar gjatë një sulmi në York të Anglisë. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se Jobie Tyers dhe Michael Richard Mulvana u shpallën fajtorë për vrasjen e 26 vjeçaeit Indrit Mustafaj dhe plagosjen e dy të tjerëve në një dhomë gjumi në Haxby Road në nëntor 2024.

Policia e Yorkshire të Veriut tha se Tyers dhe Mulvana, nisën sulmin pasi hynë me forcë në banesë duke mbajtur maska ​​në fytyrë, për të vjedhur drogë që besonin se ndodhej në apartament.

Të dy burrat morën dënime me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 27 vjetësh e 295 ditësh në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Leeds.

Një zëdhënës i policisë tha se Tyers dhe Mulvana kishin shkuar të armatosur, por përdorën një hanxhar të gjetur në adresë për të goditur me thikë Mustafajn, i njohur edhe si Mustang, disa herë.

Ai u dërgua në spital me plagë të rënda dhe vdiq nga një arterie e prerë. Dy të plagosurit morën trajtim mjekësor dhe u shëruan. Versus.al

Tags:

vrasje

Poll